Samsungu, të mërkurën, prezantoi “Galaxy Note” të gjeneratës së re, me ekran të madh, me një çmim që fillon nga 950 dollarë dhe tha se do të punonte më ngushtë me Microsoft, në mënyrë që shërbimet të funksionojnë më mirë në një varg aparatesh. Note 10, që do të dalë në treg më 23 gusht, vjen në dy përmasa, me më të madhen që ka një çmim që fillon nga 1100 dollarë.