Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Kushte optimale për fëmijët
22/11/2020 15:16

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit. Koordinatori politik Erion Veliaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafajt inspektuan kantierin e ndërtimit në shkollën e re, ku është integruar edhe sistemi parashkollor, ndërsa janë shtuar edhe terrenet sportive. Veliaj tha se procesi i rindërtimit po vijon në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke theksuar se po punohet me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër ashtu dhe në periferi, për t’i ofruar çdo komuniteti shërbim sa më të mirë. “Është një afat njëvjeçar nga tërmeti, ku kemi pasur ndoshta një nga vitet më dramatike të Shqipërisë. Do kujtohet përvjetori i tërmetit, jo me dhimbje, por tani me një ringritje, edhe me një rilindje të arsimit, sidomos në zonat periferike. Edhe fakti që çdo gjë po bëhet shumë herë më e mirë, t’i rezistojë jo vetëm tërmeteve, siç ishte shkolla dje, por fakti që shkolla është edhe më e fortë, edhe më cilësore, edhe më e aksesueshme, dhe fakti që po punohet njësoj si në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, si në qendër të Kavajës edhe në periferi të Kavajës, si në komunitetet që mund të jenë dem babadem, ashtu edhe në komunitetet që mund të jenë populluar me të ardhur, e posaçërisht në ato komunitete ku edhe popullsia rome dhe egjiptiane të ketë të njëjtën cilësi, të njëjtin standard, siç kanë të gjitha shkollat e tjera të Shqipërisë”, tha Veliaj. Duke e cilësuar një ditë të mirë për arsimin në vendin tonë, Veliaj u shpreh se po ecet me ritëm të lartë edhe me rindërtimin e shtëpive, si në Tiranë ashtu edhe në Kavajë, por mbi të gjitha me shkollat. Koordinatori politik i Kavajës tha se bashkëpunimi dhe solidariteti ndikon pozitivisht në përballimin e sfidave të vështira me të cilat po përballemi, si tërmeti dhe pandemia. “Unë besoj fort që kur jemi bashkë ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Edhe fakti që tani edhe Tirana dhe Kavaja në këtë bashkëpunim, për fushatën e ardhshme, por edhe për një përpjekje për të çuar edhe më tej, jo vetëm procesin e rindërtimit, por të gjithë transformimin dhe rimëkëmbjen mbas tërmetit, besoj që na bën nder. Është më mirë kur rritemi bashkë, sesa secili për vete, dhe solidaritet i munguar. Ndaj dhe nëse kam një mesazh për afrimin e festave, nëse na mësoi diçka gjithë kjo histori e pandemisë dhe gjithë sfidat me tërmetin, është se “bashkimi sjell fuqinë”, prodhon rezultate, ngrihemi më shpejt në këmbë, edhe mbështesim njëri-tjetrin”, tha ai. Veliaj nënvizoi se procesi i ringritjes në Shqipëri pas tërmetit ka ecur edhe më shpejt se shumë vende të tjera edhe më të mëdha. “Edhe kryeministri ka qenë gjithë kohën i preokupuar dhe me merak, a do arrijmë dot brenda afatit që disa nga këto punë të shpërndahen në qindra kantiere, në gjithë territorin e prekur nga tërmeti, do të mbaronin në afat; sot mund të themi që po. Edhe fakti që shkollat edhe në periferi po mbarojnë në afat dhe me të njëjtën cilësi, është një moment krenarie. Edhe vërtet tërmeti na rrëzoi, por fakti që u ngritëm shpejt, ndoshta edhe më shpejt se shumë vende të tjera që janë më të zhvilluara dhe kanë më shumë pasuri, por prej burokracisë ju ka marrë vite rimëkëmbja; na bën të ndihemi vërtet mirë, edhe besojmë që më e mira është akoma përpara”, deklaroi Koordinatori politik i Kavajës, Erion Veliaj. Zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, u shpreh se rindërtimi i shkollës pa kaluar një vit nga tërmeti, i vjen në ndihmë komunitetit të zonës, në mënyrë që fëmijët të mos jenë të detyruar të lëvizin drejt shkollave më të afërta.

Top Channel/ Hasi mbështet UÇK-në. Qindra qytetarë tubim pro ish-liderëve që u dënuan në Hagë
27/09 20:30
Top News – Kosova shet pak dhe blen shumë…Importet arrijnë në 5 miliardë euro vetëm në 8 muaj
27/09 20:30
Top News – Kurti merr letër nga kongresisti amerikan. Thirrje për marrëveshje për Presidentin e ri
27/09 20:15
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Paratë e huaja ndryshojnë drejtim. Austria kryeson investimet në Shqipëri
27/09 20:00
Top Channel/ Stalla ndot ujin në Libohovë. Një lagje kundër fermës me 50 lopë: Marrim ujë 10 km larg
27/09 19:57
Top Channel/ Të moshuarit që rrezikojnë shikimin: Shitëm shtëpinë, por prapë nuk ia dalim për ilaçe
27/09 19:56
Top Channel/ Infarkti nuk njeh moshë. Kardiologët ngrenë alarmin: 15% e rasteve, nën moshën 45 vjeç
27/09 19:54
Top Channel/ Rokadë ambasadorësh Denion Meidani shkon në Prishtinë, ndërsa Petrit Malaj në Shkup
27/09 19:45
Top Channel/ Rama: Vlora Hyseni të përballet me SPAK, përbaltja e SHISH, e papranueshme
27/09 19:38
Top News- “Çfarë po fsheh Rama”, Bardhi reagon pas mesazhit të kryeministrit për Vlora Hysenin
27/09 19:14
Top News – Hartohen planet e evakuimit / Shtetet e NATO-s përgatiten për një sulm rus
27/09 18:00
Top News – Do godasë luftanijet në Oqeanin Indian/ Irani kërcënon Trump, hakmarrje nëse rinis sulmet
27/09 18:00
Top News – Makinë me eksploziv në bazën britanike / Përdorej nga SHBA për të bombarduar Iranin
27/09 18:00
Top News – Macron do një mandat të tretë / ‘Nuk e përjashtoj mundësinë’, flet presidenti francez
27/09 18:00
Top Channel/ ‘Këto zhvillime pjesë e një ndryshimi’, Rama: Unë nuk ndalem, Shqipëria ska kthim pas
27/09 17:58
Top Channel/ ‘Pa mua dhe PS do bënin Nocrokun’, Rama: Reformën se bënë as sorrat dhe as…
27/09 17:38
Top News – ‘Punoj për të lënë emrin.’ Rama: Asnjë qindarkë të qytetarëve te xhepat e mi
27/09 17:28
Top News – Rama e Berisha, ‘bashkë’ në Rinas
27/09 17:27
Top Channel/ ‘Kujtojnë se kanë shpikur Bombën’, Rama:Të përdalët e rrugëve le ta shpërthejnë….
27/09 17:21