Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Kushte optimale për fëmijët
22/11/2020 14:53

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit. Koordinatori politik Erion Veliaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafajt inspektuan kantierin e ndërtimit në shkollën e re, ku është integruar edhe sistemi parashkollor, ndërsa janë shtuar edhe terrenet sportive. Veliaj tha se procesi i rindërtimit po vijon në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke theksuar se po punohet me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër ashtu dhe në periferi, për t’i ofruar çdo komuniteti shërbim sa më të mirë. “Është një afat njëvjeçar nga tërmeti, ku kemi pasur ndoshta një nga vitet më dramatike të Shqipërisë. Do kujtohet përvjetori i tërmetit, jo me dhimbje, por tani me një ringritje, edhe me një rilindje të arsimit, sidomos në zonat periferike. Edhe fakti që çdo gjë po bëhet shumë herë më e mirë, t’i rezistojë jo vetëm tërmeteve, siç ishte shkolla dje, por fakti që shkolla është edhe më e fortë, edhe më cilësore, edhe më e aksesueshme, dhe fakti që po punohet njësoj si në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, si në qendër të Kavajës edhe në periferi të Kavajës, si në komunitetet që mund të jenë dem babadem, ashtu edhe në komunitetet që mund të jenë populluar me të ardhur, e posaçërisht në ato komunitete ku edhe popullsia rome dhe egjiptiane të ketë të njëjtën cilësi, të njëjtin standard, siç kanë të gjitha shkollat e tjera të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Top Channel/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Maliq, të miturit u takuan për t’u sqaruar, por…
14/08 22:51
Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08 21:54
Top News – Zjarret preken mbi 200 shtëpi. Rama: Dëmshpërblim të plotë për të gjitha familjet
14/08 21:30
Top Channel/ Autori i vr*sjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar lë spitalin, dërgohet në komisariat
14/08 21:11
Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24