Shtëpia e Sefer Poçit në Farkë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga ajo ditë u bë e pabanueshme. Por, falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, që iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi themelet e saj po ndërtohet një shtëpi e re, më e madhe dhe më e fortë. Kreu i Bashkisë së Tiranës inspektoi ecurinë e punimeve dhe i premtoi familjes Poçi se do të rikthehet shumë shpejt për të festuar ndërtimin e shtëpisë së re.