Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit Nene Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.