“Rimbursoni humbjen nga renta”/ Bashkisë Bluqizë i pakësohet buxheti nga heqja e taksës së kromit
18/01/2021 15:17

Pak ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta ktheu ligjin për taksat kombëtare që parashikonte e zerimin e rentës minerare deri në vitin 2023 për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen. Në argumentet e tij, presidenti nënvizonte se ngrirja e kësaj takse do të sillte një efekt negativ në buxhet, veçanërisht në bashkitë që vjelin këtë taksë. I këtij mendimi është edhe kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, sipas të cilit ky përjashtim do të cenonte të ardhurat e kësaj njësie, ku janë përqendruar edhe pjesa më e madhe e kompanive që operojnë në këtë sektor, por ai shikon edhe njw tjetër ane te këtij vendimi. “Nëse realizohet heqja e rentës minerare, ndikimi real në taksat vendore do të jetë i ndjeshëm që përkthehet në më pak të ardhura e rrjedhimisht në më pak investime. Por, duhet të kuptojmë se jemi në një situatë jo të zakonshme, ku jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje mes investimeve dhe ruajtjes së vendeve të punës.” Lefter Alla, kryetar i Bashkisë Bulqizë Sipas kryebashkiakut nisma që përjashton nga renta minerare mineralet metalore duhet të përfshijë edhe prodhuesit e tyre, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë sektorit. “Të shikohet mundësia që ardhurat e munguara nga renta minerare të rimbursohen nga ana e saj për çdo vit që zbatohet ky ligj.” Lefter Alla, kryetar i Bashksië Bulqizë Referuar draftit të Financave, ky ligj pritet të ketë një efekt prej 500 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit që është ende në fuqi, 5% të ardhurave nga renta minerare shkon për bashkitë ku zhvillohet veprimtaria.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14