Menjëherë pas ditës së zgjedhjeve , në 1 korrik ka hyrë në fuqi lista e re e barnave që shiten me rimbursim. Edhe këtë vit ajo u miratua me vonesë pasi mori aprovimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 26 qershor, u botua në fletoren zyrtare të hënën në 1 korrik për të hyrë menjëherë në fuqi, e të zbatohet në të gjitha farmacitë e vendit.