Rezoluta për presidentin: Të reflektojë/ Socialistët përgatisin projektin. Do e votojnë në Kuvend
14/11/2019 19:19

Nesër në Parlament do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme pas situatës të paprecedentë të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Top Channel raporton se një rezolutë pritet të votohet nesër nga deputetët kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjyqtare në Kushtetuese. Në rezolutën e siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, vendimi i Metës për të mos pranuar Arta Vorpsin si gjyqtare, e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet si “akt i nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës. Aty theksohet se këto veprime të Presidentit delegjtimojnë fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. “Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”, theksohet në një prej pikave të rezolutës. Nëpërmjet kësaj rezolute, Kuvendi kërkon nga Gjykata Kushtetuese “të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës”. Kuvendi kërkon gjithashtu nga Presidenti “të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese”. “Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, shkruhet në rezolutë. Në fund theksohet se: “Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”.

Top Channel/ Shqipëria, progres drejt BE, Von der Leyen: Po ecni me shpejtësi rekord
13/10 19:36
Top News – Hetim parlamentar për SPAK. Grupi i PD depoziton kërkesën për komision në Kuvend
13/10 17:27
Top Channel/ S’ka konsensus për reformat, Berisha vendos kushte, socialistët do të marrin…
13/10 15:15
Top Channel/ Berisha komenton samitin: Shqipëria nuk plotëson kriteret për BE
13/10 15:02
Top Channel/ “Shqipëria pranë BE”! Von der Leyen: Proces i mrekullueshëm me shpejtësi rekord
13/10 15:01
Top Channel/Forumi i parë i Investimeve në Tiranë, Rama batuta me Presidenten e KE: Këtu do gjesh….
13/10 14:01
Top Channel/ “Shqipëria plotëson vetëm një kriter për BE”, Berisha:1 milionë shqiptarë u larguan…
13/10 14:00
Top Channel/ Berisha: Sot të gjitha pushtetet në duart e Edi Ramës, ne kemi një emër për…
13/10 13:20
Top Channel/Zgjedhja e avokatit të popullit,Berisha:Duan të marrin çdo pushtet, s’do na imponojnë…
13/10 13:20
Top Channel/ ‘Sot një ditë historike për mbarë botën’, Berisha: Trump dha një mesazh të madh…
13/10 13:20
Top Channel/ Samiti i Investimeve! Takimi BE–Ballkani Perëndimor po mbahet në Tiranë
13/10 12:53
Top Channel/ Sot duhet të vendoste Kolegji Zgjedhor, por mungonte një gjyqtar: Është i sëmurë
13/10 12:50
Top Channel/ ‘Asnjë industri nuk duhet të mbështetet në një kontribuues’, Von der Leyer: Këtu…
13/10 12:43
Top Channel/‘Fuqia kompjuterike e BE do jetë këtu’,Von der leyer:Hapim fabrikat e IA ne Ballkanin…
13/10 12:42
Top Channel/Von Der Leyer mesazh investitorëve: Koha për të investuar në Balkan është tani
13/10 12:40
Top Channel/ Incidenti gjatë fjalës së Ramës, batuta e kryeministrit shkakton të qeshura:Ky është…
13/10 12:37
Top Channel/ Rama: Ballkani Perëndimor mund të bëhet laboratori për të ndërtuar….
13/10 12:28
Top Channel/ Forumi i Investimeve, Rama: Gati ta kthejmë këtë në një takim të përvitshëm
13/10 12:21
Top Channel/ “Shqipëria pranë BE”, Ursula von der Leyen: Shqipëria ka ecur shumë mirë në këto 3 vite
13/10 12:18
Top Channel/ “Folëm për planin e rritjes”, Rama tregon bisedën me Presidenten e Komisionit Europian
13/10 12:17