“Revizori” tek ArtTurbina, vepra e Gogol në regjinë e Driada Dervishit
09/01/2020 20:44

E shkruar në vitin 1836, komedia “Revizori” konsiderohet si një ndër kryeveprat e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. Kjo komedi nën regjinë e Driada Dervishit çel stinën e shfaqeve në ArTurbina për këtë vit. Çfarë pritet të shohë publiku me Revizor-in tënd? “Për mua është kënaqësi që menjëherë pas dhjetorit më Shirlin vij kaq shpejt. Durrësi vjen me shpresë të madhe pas gjithë ngjarjes dhe për të harruar shumë gjëra dhe për të sjellë një pjesë e cila i flet shumë realitetit. Një komedi brilate sa absurde aq edhe komike.” Nën interpretimin e Gentian Zenelit, Amos Zaharisë, Adelina Mucës, Suela Bakos etj, vijnë personazhet groteskë që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të mos humbur pushtetin. Janë përsonazhe që ne i hasim kudo. Janë personazhe të një administrate tejet korruptuar, mjaft mediokre, e cila ka vetëm një qëllim, si e si të ruajë pushtetin e saj. Gogoli e vendos ngjarjen në një qytet të vogël, ku grykësia dhe rryshfeti mbizotërojnë. Por gjenialiteti i tij bën që kudo e në cdo kohë të tingëllojë e tanishme. Dervishi e vendos “Revizori-n” në serinë e një sërë komedish. Duket se ke një prirje drejt komedisë? I pëlqen dhe e ve shpesh në skenë, pse vetëm komedi? “Unë përpiqem të gjen një histori të bukur, që të komunikojë. Njerëzit nuk vijnë vetëm për të qeshur. mendojnë dhe ne e dimë shumë mirë që nga Shirli, që njerëzit janë emocionuar dhe dalin me sytë me lot dhe publiku pyet shpesh; A është komedi? Mua më vjen keq, sepse mund të ketë njëlloj anashkalimi të atyre që e ndjekin dhe e duan dramën.” Duke filluar prej të enjtes, shfaqja “Revizori” do të vijë me një kast të njohur aktorësh. 90 përqind e tyre i përkasin teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, dhe jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria ka nevojë të qeshë përgjatë 2020.

Top Channel/ Scorpions, muzika që lidh brezat/ Grupi legjendar, gati për koncertin e sotëm në Tiranë
14/09 12:32
Top Channel/ Të fshehtat e Kolë Idromenos/ Nga piktura te kinemaja, trashëgimia e një artisti
14/09 12:26
Top Channel/ Festivali Europian i Filmit, kompozitori Kujtim Prodani nderohet me çmimin mirënjohjeje
13/09 19:16
Top Channel/ Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër
12/09 12:36
Top Channel/ Panairi i Artizanit/ Gjirokastër, mjeshtërit e punimeve rikthejnë atmosferën mesjetare
07/09 15:28
Top Channel/ Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”/ Në 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës
06/09 12:29
Top Channel/ Si do të ndahet pasuria 2.3 miliardë euroshe e Giorgio Armanit?!
05/09 19:33
Top News – Nga shfaqjet muzikore tek ekspozitat, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Malazeze
05/09 17:24
Top Channel/ “Marmelladov”, shfaqja që trajton kompleksitetin e njerëzve në trysni 5-7 shtator
05/09 12:39
Top Channel/ Amaneti realizohet! Dhimitër Anagnosti përcillet në banesën e fundit në Vuno
03/09 19:34
Top Channel/ Gazmend Leka i prekur për humbjen e Dhimitër Anagnostit: Personalitet i papërsëritshëm
02/09 13:32
Top Channel/ Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin, përcillet me duartrokitje dhe karafila
02/09 13:31
Top Channel/ “Njeri i heshtur dhe këmbëngulës”, Marjeta Larja homazh për Dhimitër Anagnostin
02/09 13:30
Top Channel/ Zi kombëtare për Anagnostin! Sot mbahen homazhet për regjisorin e madh
02/09 12:43
Top Channel/ Festivali i Komedisë! “kokofest” në Korçë nis me “Një martesë, një divorc, një funeral”
01/09 15:41
Top Channel/ Ndahet nga jeta Dhimitër Anagnosti, krijoi disa nga kryeveprat e kinematografisë
01/09 12:42
Top Channel/ Stina koncertore në Elbasan, pranë kalasë interpreton orkestra e harqeve
30/08 15:25
Top Channel/ Përcillet në banesën e fundit aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi
29/08 15:29
Top Channel/ Festivali “Gjon Mili”/ Korçë, 60 artistë nga disa vende të botës marrin pjesë
28/08 15:32
Top Channel/115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, ekspozitë për shenjtoren në Bibliotekën Kombëtare
26/08 15:54