Një lokal që qëndronte i hapur përtej rregullave u bë vatra më e madhe dhe më e rrezikshme e Covid 19 në qytetin e Elbasanit. Por si ka mundësi që ky lokal qëndronte i hapur kur të gjitha bizneset u mbyllën në kuadrin e një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë? Lokali ndodhet shumë pranë gjykatës dhe prokurorisë së Elbasanit. Këtu drekonin gjykatës e prokurorë. Ndoshta ishte kjo arsyeja që e bëri pronarin e lokalit të ndihej I mbrojtur edhe nga Covid 19.