Me afrimin e një tjetër afati shtrëngues për Amerikën, atë të tavanit të borxhit, më 17 tetor, republikanët i kanë ofruar presidentit Barak Obama një rritje afatshkurtër të kufirit të tij, në mënyrë që të shmanget pamundësia e administratës për të shlyer detyrimet financiare.