Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës, mëngjesin e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë gjendur pesë gëzhoja në vendin e ngjarjes. Mësohet se autori, i cili ka arritur të identifikohet nga policia, ka qëlluar 5 herë në ajër dhe është larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave dhe janë vendosur në ndjekje të autorit.