Reagimi i pallatit mbretëror/ Deklarata: Do t’i hetojmë privatisht
10/03/2021 15:46

Në një komunikatë prej 61 fjalësh, monarkia angleze ka thyer heshtjen pas deklaratave shokuese të bëra nga nipi i Mbretëreshës, Princi Harry dhe gruaja e tij amerikane Meghan Markle dhënë intervistueses të stacionit televiziv amerikan CBS, Oprah Winfrey. Sipas deklaratës, çështjet që kanë të bëjnë me qëndrimet racore janë shqetësuese dhe merren shumë seriozisht nga Pallati Buckingham. Deklarata e shtypit thekson se edhe pse kujtimet për këto çështje mund të jenë të ndryshme, ato do të adresohen privatisht. Kujtojmë se Meghan Markle i tha intervistueses se burri i saj Harry ishte pyetur nga një person i identifikuar i familjes se çfarë ngjyre lëkure do mund të kishte djali i tij Archie. Në fund të deklaratës thuhet se princi dhe familja e tij do të jenë gjithmonë pjesëtarë të dashur të familjes. Duke dekoduar mesazhin e komunikatës së monarkisë, njohësit e saj thonë se dukshëm Mbretëresha dhe Familja Mbretërore nuk do donin që kjo çështje të diskutohej me të në publik dhe toni i saj është pajtues. Mbetet të shihet se sa dhe si do mund të përmirësohen marrëdhëniet personale mes mbretërve dhe princit Harry dhe prova e parë publike do jetë qershori i ardhshëm kur pritet inagurimi në Londër i memorialit për nder të princeshës Diana, nëna e princit Harry dhe vëllait të tij Uilliam, mbretit të ardhshëm të Anglisë, ku marrëdhëniet mes tyre dhe familjeve të tyre respektive mbesin të ngrira dhe të ftohta.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB