Një gjykatë në Hagë ka urdhëruar sot qeverinë holandeze se izolimi i natës për kufizimin e përhapjes së virusit duhet të ndalojë menjëherë, pasi shkel të drejtën e lëvizjes së lirë. Gjykata tha se “ora policore” nga 21:00 deri në 04:30 e vendosur nga qeveria me anë të një ligji emergjence nuk është në fakt një "emergjencë akute". Vendimi ishte një fitore për grupin e aktivistëve Viruswaarheid (E vërteta e Virusit).