Mali Etna ka shpërthyer sot për herë të 13-të brenda një muaji, duke lëshuar llavë e mbetje shkëmbore në qiellin e Siçilisë. Pas të paktën tre ditë qetësie, në pamjet e fundit nga vullkani 3000 metra i lartë shihej llava e shndritshme mëngjesin e djeshëm dhe shkëmbijtë e shkrirë që qëlloheshin në atmosferë. Aktiviteti në kraterin lindor te vullkanit kishte nisur gradualisht që prej 14 marsit në malin e famshëm italian. Pamjet:AFP