Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, shembi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës. Pallati ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në trupin e objektit u hapën 1100 furnela dhe u vendos një sasi prej 40 kg lëndë plasëse.