Për Ramën bashkimi i votave mes socialistëve dhe demokratëve për rezolutën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ishte një tregues se opozita ka kuptuar që nuk ka asnjë bllokim për Shqipërinë në Bruksel. Por për kryedemokratin Sali Berisha panorama është krejtësisht ndryshe. Përmes një videomesazhi ai përgënjeshtroi shefin e ekzekutivit, duke thënë se Shqiëpria nuk përmbush asnjë kriter veç atij gjeopolitik.