Shkolla profesionale dhe agjensi punësimi janë mbledhur nën logon "Edukim, Specializim dhe Punësim" në Panairin Go-Pro, për të reklamuar shërbimet e tyre. Ky Panair u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.