Rama: Vaksinën e blejmë me çdo çmim/ Kryeministri: Të parët vaksinohen mjekët, mësuesit, policët
24/11/2020 15:09

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk do të kursehet në blerjen e vaksinës anti covid në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht çmimit. Në konferencën për shtyp kryeministri kritikoi ashpër pjesëmarrjen në në ditëlindjen e një aktori, të presidentit Meta dhe shefes së LSI Kryemadhi. “Shembull skandaloz presidenti, zonja e parë dhe ceta e tyre. Është e qartë për të gjithë. Nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut me ligjin dhe shëndetin e të tjerëve. Na duhet të reduktojmë aktivitetet në 10 veta”. Pretendimin e opozitës se mësuesit nuk deklarojnë të qënurit pozitiv me covid pasi mund të humbim vendin e punës, kreu i qeverisë e quajti skandaloz dhe lajm të rremë. “Është absurditet kush thotë se është me kovid humb vendin e punës. Teatër absurd i Lulzim Bashës me aktorë. Rreth tij vinë si fanatik të partisë. Nuk ndodh. Kush mund ta konceptojë se mësuesi humb vend pune kur sëmuret”. Duke u ndalur në procesin e rindërtimit kryeministri tha se do të ndërtohen 155 objekte arsimorë në 11 bashki me një vlerë investimi 185 milion dollarë. Ndërsa Evis Kushi ministre e arsimit deklaroi se vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15% ndërsa 250 mijë nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata do të përfshihen në marrjen e librave falas.

Top Channel/ Rama mbyll AKU: Ndryshon edhe nafta. Ekuilibër i ri për çmimin e karburanteve
02/07 23:26
Top Channel/ Bardho ia lë mandatin Zegjinesë/ Tërhiqet kandidatja që doli fituese pas rinumërimit
02/07 23:01
Top News – Fieri surpriza të njëpasnjëshme. Zegjine Çaushi ikën e vjen në parlament pas rinumërimit
02/07 22:46
Top News -Rama: AKU duhet ndaluar, bën dëm. Kreu i qeverisë premton ndërhyrje dhe tek sektori naftës
02/07 22:08
Top Channel/ “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re
02/07 21:00
Top News – ‘250 milionë euro, linjë kredie nga Banka e Shqipërisë për bujqësinë’
02/07 20:35
Top News – ‘Paketa e Maleve rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar nëse nuk ka bashkëpunim’
02/07 20:34
Top News – ‘Skandaloze, burokraci për qeratë e kullotave’ Rama, kritika për pushtetin vendor
02/07 20:33
Top News – ‘AKU-ja të pezullohet, po bën më shumë dëm!’ Rama e cilëson shqetësues këtë institucion
02/07 20:33
Top News – ‘Nuk mund t’ju shiten më konsumatorëve ushqime të pafaturuara’
02/07 20:32
Top News – ‘Kadastra dhe Bashkitë të legalizojnë hapësirat prodhuese, nga stallat tek përpunimi’
02/07 20:31
Top Channel/ Tallej me Bardhin, Zegjineja humb mandatin, çfarë zbuloi rinumërimi
02/07 19:50
Top News -Rinumërimi, ‘zbret nga treni’ Zegjine Çaushin. Humb mandatin në Fier, përmbyset lista e PS
02/07 19:18
Top Channel/ Berisha takim me krerët e OSBE, flet për zgjedhje të reja të parakohshme
02/07 15:07
Top Channel/ “Merrni kredi, subvencionet…”/ Rama takim me fermerët, kritika kryebashkiakëve
02/07 15:05
Top Channel/ Rama kritikon kryebashkiakët: Bëjnë vetëm rrugë, s’merrren me bujqësinë
02/07 15:02
Top Channel/ Rama me fermerët: Jemi këtu për t’ju mbështetur, ju mund t’i tërhiqni bashkitë…
02/07 14:04
Top Channel/Rama kritikon bashkitë dhe fton fermerët:Na tregoni çfarë ndodh në territor, të lirë…
02/07 14:03
Top Channel/‘Kemi bërë ndryshime, por…’,Rama:Sunvencionet nuk janë për të mbajtur frymën, duhet…
02/07 13:52
Top Channel/Rama me fermerët: Na i thoni gjërat troç dhe hapur, ky vetëm hapi i parë, do të kemi…
02/07 13:50