Rama: Ulim taksat në mandatin e 3/ Zero tatim për pagat deri në 40 mijë lekë, zero TVSH për …
15/03/2021 15:13

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin ekonomik për mandatin qeverisës 2021-2025. Por, çfarë përmban oferta e PS? Rritje pagash, ndryshime në taksën progresive për pagat dhe biznes i vogël pa taksa, janë këto shtyllat kryesore të platformës së Partisë Socialiste. Në rast e mozhoranca aktuale rikonfirmohet në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, asnjë pagë nuk do të jetë nën 40 mijë lekë deri në fund të 2025. Është ky zotimi i socialistëve për pagën minimale, ndërsa premton ndër të tjera edhe një rritje të pagës mesatare deri në 85 mijë lekë në fund të mandatit. “Plani ynë është që ta rrisim atë çdo vit dhe të arrijmë pa diskutim në 380 mijë por duke synuar në 400 mijë në mbyllje të mandatit të tretë. E kemi rritur pagën mesatare të gjithë punonjësve të administratës nga 580 mijë në 720 mijë lekë. Do ta rrisim më tej në mandatin e tretë në 850 mijë lekë në muaj”, u shpreh Rama. Partia Socialiste vjen me ndryshime në taksat mbi punën në mandatin e tretë me rishikim të taksës progresive, duke zeruar atë për individët me pagë deri në 40 mijë lekë, duke ulur tatimin për atë nga 40 mijë deri në 250 mijë lekë dhe për ato paga mbi këtë kufi tatimi bëhet 23%. “Duke nisur nga 1 janari 2022, ne do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë për sektorin publik dhe privat, do ta ulim tatim fitimin për ata që marrin deri në 2.5 milionë lekë në muaj”, tha Rama.

Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16