Rama takon Dendias, në tryezë ligji i luftës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve
08/01/2021 11:57

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë,ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis. Mësohet se zoti Rama vjen në Athinë me një axhendë të gjerë bisedimesh dypalëshe,ku lufta kundër covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tona,do të jenë kryeradha e saj. Top channel ka mësuar se kryeministri Rama, ka siguruar një sasi vaksinash,të cilat Athina zyrtare do ja vërë vendit tonë për të mbështetur sadopak në luftën kundër covid. Kjo ndihmë e Athinës konsiderohet jetike,p as refuzimit të vendeve europiane për të mbështetur vendet e Ballkanit perëndimor me vaksinat, çka ka krijuar jo pak “zemërim” prej këtyre të fundit, për mënyrën sesi Europa sheh dhe vlerëson vendet jo anëtare. Por bisedimet mes Ramës dhe Dendias,do të fokusohen edhe në shportën e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbetura ende hapur, mbas delegimit të çështjes së detit në gjykatën e hagës. Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve tona në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e “relikës” së fundit që mban peng këto marrëdhënie, ose ligjit të luftës,është një tjetër temë bisedimesh. Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës,do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie. Në vazhdim Rama do të drekojë me homologun e tij Mitsotakis,ku sipas burimeve të sigurta pranë palës greke,do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan. Mbas kësaj dreke,do të kuptohet, nëse Rama do të jetë “pëllumbi i bardhë” për një qasje të re mes Athinës dhe Ankarasë,apo do të mjaftohet me menynë me mezet mesdhetare të Mitsotakis,dhe pamjen spektakolare nga banesa e tij private në kodrën Lukabetus. Mbetët për tu parë…

Top Channel/ Tabaku replikon me Gogun: Mos ma qaj hallin, kam përfaqësuar opozitën dhe…
03/07 11:27
Top Channel/Integrimi, Gogu: Nuk jemi aty ku e nisëm, pacienti zero i korrupsionit nuk mund të…
03/07 11:19
Top Channel/ Gjekmarkaj ironizon pas fjalimit të Gogut: Ta shkruajmë me shkronja të arta emrin…
03/07 11:18
Top Channel/ Tabaku: E mbyllim këtë legjislacion pa asnjë rezolutë për integrimin, kemi dështuar…
03/07 11:01
Top Channel/’Parlamenti i ri s’ka legjitimitet’,Sula:Opozita të bëjë kallzim penal për kryetarët…
03/07 10:45
Top Channel/ Zjarri në inceneratorin e Elbasanit, Xhafa: Iu vu flaka për të zhdukur provat
03/07 10:42
Top Channel/ ‘Grusht institucional’, Shehu: Mbyllja e AKU tepër e rëndë, korrupsion galopant dhe…
03/07 10:42
Top Channel/‘Kërkojmë debat për inceneratorin’,Tabaku:Skandal mjedisor me atë që po ndodh në Elbasan
03/07 10:31
Top Channel/ Kryeministri Rama në bashkinë Vlorë, pamje
03/07 10:04
Top Channel/ Rama mbyll AKU: Ndryshon edhe nafta. Ekuilibër i ri për çmimin e karburanteve
02/07 23:26
Top Channel/ Bardho ia lë mandatin Zegjinesë/ Tërhiqet kandidatja që doli fituese pas rinumërimit
02/07 23:01
Top News – Fieri surpriza të njëpasnjëshme. Zegjine Çaushi ikën e vjen në parlament pas rinumërimit
02/07 22:46
Top News -Rama: AKU duhet ndaluar, bën dëm. Kreu i qeverisë premton ndërhyrje dhe tek sektori naftës
02/07 22:08
Top Channel/ “Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës”, Rama njofton skemën e re
02/07 21:00
Top News – ‘250 milionë euro, linjë kredie nga Banka e Shqipërisë për bujqësinë’
02/07 20:35
Top News – ‘Paketa e Maleve rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar nëse nuk ka bashkëpunim’
02/07 20:34
Top News – ‘Skandaloze, burokraci për qeratë e kullotave’ Rama, kritika për pushtetin vendor
02/07 20:33
Top News – ‘AKU-ja të pezullohet, po bën më shumë dëm!’ Rama e cilëson shqetësues këtë institucion
02/07 20:33
Top News – ‘Nuk mund t’ju shiten më konsumatorëve ushqime të pafaturuara’
02/07 20:32
Top News – ‘Kadastra dhe Bashkitë të legalizojnë hapësirat prodhuese, nga stallat tek përpunimi’
02/07 20:31