Rama siguron gazetarët e Top Channel: Vazhdoni me kurajo, askush nuk ka për t’iu cënuar
27/03/2023 22:21

22 vjet më parë, Top Channel, hapi dyert per shqiptaret anembane me ideologjine e nje televizioni te pavarur , te lire , te drejte dhe ne mbrojtje te interesave te vendit. Edicioni i pare i lajmeve 20 dhjetor 2001. Disa njerez të rinj, duke dëgjuar për herë të parë Dritan Hoxhën për te ndertuar një televizion të madh, krijuan idene per te krijuar programe qe do te gozhdonin para ekranit miliona shqiptare nga e mbare bota .Top Channel, u projektua qe ne fillimet e saj si nje televizion qe do te ishte model per tv e tjera, do te ishte konkurues dhe qe do te krijonte ne standart tekonologjik te ri. Ne 22 vite, Top Channel fitoi konkurencen mediatike, ishte aty ku lajmi ndodhte, ne gare me veten me programet e saj influencuese per politiken e vendit , jeten sociale , ekonomine por dhe zhvillimet e medha dhe historike ne rajon.Por ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e Hënë 27 Mars 2023, Top Channel u godit nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë. Pasojë e këtij sulmi, ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qënë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë ‘Öktapus’. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel. Në brendësi të godinës gjatë kohës kur ndodhi ngjarje, ishin një pjesë e stafit që angazhohet si turni i tretë dhe të cilët kanë përjetuar momente tmerri përballë goditjeve pa pushim të armëve. Nga kqyrja në vendngjarje, Policia tha se autorët zbrazën një karikator arme Ak – 47 gjatë goditjes së Top Channel, ngjarje e pandodhur kurrë më parë ndaj një institucioni mediatik. Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë. Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare ndersa sulme te tilla jane inekzistente ndaj nje media te lire ne vend dhe ca me keq sulme me arme ndaj televizioneve ne bote, kane ndodhur vetem ne gjendje lufte dhe jo ne nje dite normale. Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj, të fjalës së lirë.

“Grupet armiqësore”, si i eleminoi Enver Hoxha me gjyq ‘200 petritat e tij’…
15/04 23:00
HISTORIA E RRALLË/ Mjeku holandez që i “dhuroi” sytë Osman Kazazit
15/04 22:30
Rrëfimi i fortë i Spartak Ngjelën për Enverin, Mehmet Shehun, Berishën dhe Ramën
15/04 22:15
Ngjela flet për Edi Ramën: Është bërë politikan i madh, lufta e fortë Berisha-Pashko
15/04 21:55
Audiopërgjimi me Berishën, Ngjela: Ai është penduar, isha gati t’i jepja goditjen e fortë
15/04 21:45
“Jam penduar që se takova Enver Hoxhën”, Ngjela: KGB eleminoi Mehmetin dhe Kiçon
15/04 21:38
“Mehmet Shehu më shpëtoi jetën”, Ngjela: U talla me komunizmin, ja pse u përplasa me babain
15/04 21:28
Preket Ngjela: Me të dashurën time u ndamë dhunshëm, nuk e mbaj foton e saj
15/04 21:27
Politika kërcënon SPAK, kush është fotografi që u kap duke fotografuar Prokurorët?
12/04 00:06
“Po merren me drejtora”, Basha përplaset me Becin për rezultatet e munguara të SPAK
11/04 23:22
“Drogë dhe urdhëra vrasjesh”, paralajmërimi i fortë, çfarë do dalë nga përgjimet e Sky Ecc
11/04 23:16
“U arrestuan familjarisht”, Karamuço tregon rastin e deputetit socialist: Ai është një rast unik
11/04 23:08
“E kanë b….e sigurt”, shpërthen Lela: Boll me viktimizime prokurorësh, marrin miliona
11/04 22:56
Trondit Karamuço: Një person u kap se fotografonte prokurorët, shënohet kur vjen gruaja e ….
11/04 22:56
Ja çfarë gjen SPAK në telefonat që sekuestron? Beci jep detaje nga “hilet” e hetimit
11/04 22:48
Rrëfimi ekzkluziv i Xhaçkës, nga lënia e mandatit tek ëndrra e bashkëshortit për resortin në Jug
11/04 22:48
A ka aleancë kundër SPAK? Lela: Ja emrat që kanë bërë pakt me drejtësinë
11/04 22:39
A ke frikë nga SPAK? Olta Xhaçka: Nuk kam frikë, ka një fushatë të madhe dezinformimi…
11/04 22:21
Të mbrojti Edi Rama? Xhaçka i përgjigjet Dumës për votën në Kuvend për mandatin e deputetit
11/04 22:10
Doli me ambulancë nga greva e urisë/ Duma pyet Xhaçkën kur ishe më rëndë atëherë apo sot?
11/04 21:58