Rama: Shkollat nuk mbyllen/ Vendimi u takon ekspertëve. Kryeminstri sjell shembuj nga vendet e tjera
24/11/2020 11:53

Kryeministri Edi Rama me anë të një konference online me gazetarët, ka folur rreth një mbyllje të përgjithshme të mundshme në vendin tonë. Sipas Ramës kjo do të sillte pasoja të padëshirueshme në ekonominë e familjeve shqiptare dhe në ekonominë e vendit, ndaj u ka kërkuar qytetarëve që secili prej tyre të ndihmojë në zbatimin e rregullave anticovid. Rama me tej ka shtuar se ndaj covid duhet të sillemi të gjithë si një bashkësi, pasi secili sipas tij ka një kontribut të jashtëzakonshëm. “Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë. Apo mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijsohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me covid me simptoma të rënda. Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.” tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41