“Rama rëndoi pozitat e Ballukut”, Dudushi kundër Qynos: S’ka të drejtë SPAK të vendosë për Ballukun
16/12/2025 22:23

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Një kërkesë e tillë ka kthyer në nul lojën politike të qeverisë nëpërmjet vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë zv.kryeministren. Lajmin që vërtitej në ajër prej javësh tashmë ka marrë formë zyrtare, pasi Prokuroria e Posacme i ka kërkuar zyrtarisht parlamentit heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun! Në shkresën e firmosur nga Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin me një goditje shumë të fortë, kërkohet zëvendësimi i masës nga ajo e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra në heqje lirie, pra arrestim. Niko Peleshi, në pozicionin e të parit të parlamentit ka pranuar kërkesën e Dumanit. Kreu i kuvendit ka njoftuar Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet i cili do të mblidhet 19 dhjetor 2025, në orën 10:30 për të diskutuar në lidhje me kërkesën. Qeveria fitoi betejën e parë në Gjykatën Kushtetuese që mori në shqyrtim çështjen e pezullimit nga detyra dhe riktheu në detyrë Ballukun. Prokurorët e SPAK, duke parë manovra të tilla, kanë shtuar akuzat për zv.kryeministren dhe kërkojnë dënimin me burg. Ajo është marrë nën hetim dhe për lotin 4, 5, 6, 7 të Unazës së jashtme të Tiranës dhe për 3 segmente të tjera rrugore përveç tunelit të llogarisë që ishte nën hetim. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimmarrjen e SPAK nëpërmjet platformës X. Po ashtu, nuk u kursye as kreu i PD, Sali Berisha, i cili akuzoi Ramën se mbronte Ballukun.

Shuhet Rexhep Qosja! Përplasja me Kadarenë! Thirrja për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës
23/04 23:05
Darka me Rexhep Qosjen, Milo: I hodha në gotë verën 70-vjeçare, s’fuste alkool në gojë!
23/04 23:00
Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes, Grida Duma emocionon me leximin e letrës për funeralin e tij
23/04 22:55
“Do bëj revolucion! Bëje po të erdhën njerëzit”, Qorri ngre tonet! Lapaj me vijë të kuqe me Berishën
23/04 22:51
Milo tregon se çfarë i tha Qosja për Kadarenë pas debatit mes tyre: Përplasje e rrallë e atij niveli
23/04 22:50
Përplasja Qosja-Kadare, Milo tregon momentin: I tha në sy se Kadare i ndryshon qëndrimet e tij
23/04 22:45
“Rexhep Qosja na paralajmëroi për ikjen e tij”, Paskal Milo kujton bisedat e fundit me akademikun
23/04 22:40
“Në darkë për revolucion, në mëngjes në tavolinë”, Qori i ashpër: Qytetarët janë neveritur!
23/04 22:35
Lapaj tund letrat live: Naftë, bakër dhe krom, ja çfarë u vodhën në 20 vite në Shqipëri
23/04 22:34
Hasimja fton Qorin live: Hajde ulu në tryezë, Arlind! Mos bëj propozime në ajër, por sill draftin tënd
23/04 22:25
Lapaj dhe Qorri bashkë në zgjedhje? Partitë e reja trondisin politikën! Kë parti “rrëmben” Berisha?
23/04 22:23
“Abra kadabra, rritu Shqipëria Bëhet”, Lapaj ndërpret Sulon: 13 mandate po u bëmë bashkë
23/04 22:09
“Më jep shifrën”, Grida i merr përgjigjen Qorit: Lëvizja Bashkë do 1-3% pragun zgjedhor
23/04 21:51
Ore duhet burg po të them! Arlind Qori propozim të fortë: Ja si ndalen paratë e pista në fushatë
23/04 21:47
Kurrë Parlament me 100 deputetë! Lapaj me vijë të kuqe: Nuk votoj që të bëj Ramën mbret
23/04 21:36
E dini që jemi të vjedhurit e mëdhenj? Lapaj: Morëm 80 mijë vota dhe në parlament shkoi 1 deputet
23/04 21:36
“Të gjithë bashkë kundër Ramës”, Hasimja jep lajmin e fortë: Opozita është bashkuar për zgjedhjet
23/04 21:31
“Shqipëria dhe Kosova të bëhen bashkë”, Grida Duma kujton qëndrimet e forta të Rexhep Qosjes
23/04 21:25
Pakti i ri me Greqinë? Curri shpallet “agjent grek”! Hoxha flet për “non gratën! Spahiu deklaratë “bombë”
23/04 00:16
Çfarë ndodhi në 2009? Spahiu: SHBA mori në mbrojtje anëtarët e Kushtetueses pas vendimit për Greqinë
23/04 00:07