Për të shuar çdo hamendësi rreth diskutimit në grupin parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook fjalën e tij. Që në fillim ai është shprehur se është krenar për gjithë çfarë është bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes, duke theksuar se “njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot”.