Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës. Rama nënvizon se në projekt janë paraparë edhe ndërtimet, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë. Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama.