Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në një shkollë në qytetin e Vlorës, e cila tashmë është gati për nxënësit me parametra bashkëkohore. Nga Vlora, Rama ka dhënë porositë për drejtuesit e këtyre institucioneve për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e pandemisë së COVID-19. Më tej Rama nuk ka kursyer edhe batuta, ku ka përfshirë edhe djalin e tij të vogël, Zahon, duke thënë se është ë vështirë tu shpjegohet se pse nuk duhen takuar shokët.