Rama: Përgjimet? Asnjë provë! komenton përgjimet në dosjen italiane për eksponentë të Ndranghetës
26/01/2021 15:11

Sulmin e opozitës me përgjimet në dosjen antimafias italiane ndaj disa eksponentëve të Ndragetës në Itali, kryeministri Edi Rama e quajti jo si një sulm ndaj PS dhe qeverisë por baltosja e radhës ndaj Shqipërisë. Fillimisht kryeministri lexoi konkluzion grupi hetimor italian për aktivitetin e këtij grupi mafioz në Shqipëri. “Pas më shumë se një viti udhëtimesh në tiranë dhe bisedimesh me njëri tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi në Shqipëri sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja, dhe ka humbur në funt të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama. Amplifikuesve të kësaj dosje për qëllime politike kryeministri u tha tja pinë lëngun për ti bërë shqiptarët që t’ju vijë për të vjellë. “Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata kërkesës për klikime dhe për spektakël është turp. Është një turp që i mishëron më së miri at atë cilët e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet, sa herë kur u jepet mundësia edhe kur nuk ka asnjë mundësi në fakt sepse kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, parafytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar. Nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë lidhje, nuk ka asnjë provë, nuk ka asgjë dhe këtu ngrihet një tym”, tha Rama. Lidhjet e PD me eurodeputetin e përgjuar Lorenzo Ceza, kryeministri nuk i përdori për të sulmuar shefin e opozitës Lulzim Basha. “Lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën, por s’them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këta. Se e dua më shumë se ju Shqipërinë. Çfarë i takon Çezarit e merr Çezari, por cfarë është e Zotit është e Zotit që është Shqipëria. Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen se është e pajetueshme. Nuk ia bën njeri Shqipërisë, këtë që e bëjnë ata me mikrofon në dorë, duke i hapur vendit një nam që nuk e ka”, tha Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41