Kryeministri Edi Rama ndodhet në Porgradec ditën e sotme, ku pa nga afër punimet në rrugët e qytetit. Ai gjithashtu takoi edhe disa të rinj të zonës, të cilët do të votojnë për herë të parë. Kreu i qeverisë theksoi se po punohet për të lehtësuar sezonin turistik që po vjen shpejt përmes vaksinimit masiv. “Punohet intensivisht për një sezon turistik të lehtësuar nga barra e Covid19 falë vaksinimit masiv”, tha Rama.