Rama inspekton vaksinimet masive në Kavajë, Manastirliu: Sot arrijmë mbi 150 mijë vaksinime
01/04/2021 14:36

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Rrogozhinë dhe Kavajë. Manastirliu tha se sot do të arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime në total, ndërkohë që bëri me dije se vaksinimi do të vijojë me intensitet për të zbritur në grupmosha të tjera. “Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime. Pra përfundojmë mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani. Vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar dhe më pas për të zbritur edhe në fashën edhe grupmosha të tjera” , tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se përveç mjekut të familjes, kërkesat për vaksinim po vijojnë edhe në portalin e-Albania. “Përveç thirrjes nga mjeku i familjes, të gjitha ata që nuk janë regjistruar ende, portali e-Albania tashmë funksionin dhe janë regjistruar 15 mijë kërkesa për vaksinim, të cilave po t’iu kthehet përgjigje për vijimin e këtij procesi”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se vaksinimi do të vijojë edhe në orët e pasdites. “Qendrat do të vijojnë të jenë të hapura edhe pasdite, derisa të ketë mbaruar qytetetari i fundit. Ky është një proces që e ka marrë tashmë rrugën e vet dhe nuk do të ndalemi”, nënvizoi Manastirliu. Ditën e djeshme janë kryer 19.525 vaksinime. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 138.846 doza të para dhe të dyta të vaksinës ndaj COVID19.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15