Rama i përgjigjet Vjosa Osmanit: Erdhi për të bërë propagandë për të marrë vota në Kosovë
24/12/2020 12:22

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ka folur edhe për deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë tra mes tyre, ndërsa shtoi se Serbia duhet të paguaj për ato që ka bërë dhe nuk duhet të mbrohet. Duke iu përgjigjur këtyre deklaratave të bëra në Kuvendin e Shqipërisë nga Osmani, Rama ka thënë se rruga është e Atdheut dhe si e tillë duhet të mirëmbahet. Sipas tij kjo rrugë ishte e destinuar të shkatërrohej nga faktorë të ndryshëm, ndërsa tani po ndryshon me standardet e nevojshme. “Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët se është një rrugë e atdheut. Se vlen për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Shikojeni rrugën dhe zonja Vjosa dhe të gjithë të tjerët mund ta shikojnë se ndryshim ka në çdo pjesë saj falë investimeve që po bëhen. Ishte një rrugë në rrezik dhe tani po bëhet me standarde. Janë dy pika që flasin qartësisht me një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike atë të jashtme dhe të brendshme. Nuk ka lidhje me marrëdhënie konceptuale. Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet ët tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë.” ka thënë Rama.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41