Rama: Dikush jep shembullin e gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina
17/03/2021 13:02

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Fier, teksa ishte i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu. Rama ka këshilluar që të gjithë mësuesit të bëjnë kujdes nga virusi për disa javë derisa të krijohen antitrupat pasi rrezikojnë të infektohen pas vaksinës nëse nuk zbatojnë rregullat. “Duhet bërë kujdes në këtë periudhë sa të krijoni antitrupat. Nuk e bën efektin që ditën e parë, duhet bërë kujdes se mund ta bëni vaksinën e ta merrni virusin nëse që ditën e parë e lëshoni kontrollin”, tha Rama. Nuk mungoi ironia për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën duke thënë se shëndeti është më i rëndësishëm se mbledhjet politike duke grumbulluar njerëz për interesa partiake. “Ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin, me mbrojtjen, është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake dikush i jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina, por nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që njerëzit vetë të kuptojnë që kjo është një luftë për shëndetin, për jetën. Është një luftë realisht për jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye duhet të bëjnë të gjithë kujdes e të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe dhe këputja e zinxhirit të infektimit në sa më shumë pika është prioriteti numër një. Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin, kërkojmë vazhdimisht të bëhet kujdes, turpi i mbetet atyre që e kanë”, tha Rama.

Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02
Top News – Reforma territoriale shkriu 15 prej tyre. Por financat ndajnë fonde për 61 bashki
03/11 09:54
Top Channel/ Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
03/11 09:36
Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03