Në Rrugën e Ambasadave në Tiranë, të bën përshtypje fakti që, vetëm para Ambasadës Gjermane sheh gjithë kohën njerëz që presin para derës. Duke filluar nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri i imigracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ai u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë BE-së siç është Shqipëria që në të ardhmen të emigrojnë në drejtim të Gjermanisë.