Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar bankave sot. Por pikërisht ky numër i lartë i tyre ka shkaktuar edhe probleme, pasi u është dashur të presin në radhë një nga një për të kryer nevojat e tyre. Ndërkohë forcat e policisë të pranishme aty u kanë bërë thirrje që të respektojnë radhën, duke qenë se edhe personeli i bankës është i shkurtuar.