Qiratë, çdo vit 50 euro rritje/ Në Tiranë shtëpitë gjithmonë e më të shtrenjta
26/10/2019 15:14

Një apartament me qira në Tiranë kushton shumë. “Unë jam Nikola, 23 vjece kam tre vite që jetoj në Tiranë. Për herë të parë në cilën zonë të Tiranës ke jetuar dhe sa ka qenë qiraja? Kam jetuar në “ Don Bosko” qiraja e parë ka qenë 250 euro për një apartament 1+1. Në këto tre vite sa shtëpi ke ndërruar? Kam ndërruar gjithësej 10 shtëpi dhe cmimet startonin nga 250 euro, deri vjet ti mund të gjeje apartamente të tilla, ndërsa tani startojnë me 300 euro mund të themi për një mobilim komod”, shprehet Nikola Andoni. Nikola thotë se në Europë apartamentet me qira janë shumë herë më pak. “Kam jetuar dhe një vit në Spanjë dhe shtëpia që kisha atje ishte ngjitur me katedralen në qendër, cmimi i qirasë ishte 340 euro në muaj. Sa është paga mesatare atje? Minimumi 700 euro”, shton Andoni. Sipas agjentes imobiliara Orgerta Bala në Tiranë cmimet e qirasë në vit rriten me 50 Euro. “Para tre vitesh sa ke qënë apartamenti më i liri që ke dhënë me qira? Ka qenë 150 euro. Po tani? Është një apartament në Rr.Kavajës 300 euro bosh. Në Tiranë ka shumë apartamente por nuk janë më cmime reale janë më 500-700 Euro apartamente 2+1 që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj”, thotë Ogerta Balla. Apartamenti 54 metra katrorë që mori Nikola ndodhet në zonës e Myslym Shyrit, dhe do ta paguaj atë 350 euro në muaj. Po hyrja në këtë shtëpi do t’i rëndojë shumë 23 vjecares, në bazë të kontratës që ajo ka nënshkruar duhet të japë 1.175 euro. “Aktualisht kemi një kontrate dy vjecare dhe qiradhënësi ka kërkuar garanci dy muaj dhe një muaj qira. Në këtë rast agjensia nga qiradhënësi mer një muaj qira ndërsa nga qiramarrësi gjysmë muaji”, shton Balla. Paga mesatare në vendin tonë është 52.000 mijë lek të reja, me këto të ardhura mund të pagush vetëm faturën e qirasë dhe atë të uji.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14