Qendër e re shëndetësore në Peqin, Manastirliu: Testimi i shpejtë, me rezervim nga mjeku i familjes
16/12/2020 14:23

Peqin- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të riundërtimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID19, investimet në sektorin shëndetësor nuk kanë ndalur asnjë moment. “Përgjatë muajve të pandemisë, pavarësisht sfidave të vërteta që kemi patur përsa i përket të gjithë situatës, ne ja kemi dalë që të mos ndalim punën tonë për investimet në sektorin shëndetësor. Kjo qendër ka qenë e degraduar, si kjo 300 qëndra shëndetësore në gjithë vendin apo shumë spitale, nuk mund t’a imagjinonim dot dhe nuk mund ta imagjinojmë as sot se si do të ishim përballur me COVD19, nëse do të kishim atë sistem të degraduar që kishim 7 vite më parë. E ndërkohë që ne vijojmë transformimin e sitemit shëndetësor, vijojmë të përballemi me COVID-19 dhe puna e jashtëzakonshme në të gjitha ekipet tona shëndetësore nuk po ndalet në asnjë moment”, tha Manastirliu. Duke u ndalur tek përballja me pandeminë e shkaktuar nga SARS-COV2, ministrja Manastirliu ka deklaruar se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë vendin dhe prej datës 20 Dhjetor qytetarët do ta kryejnë atë nëpërmjet rezervimit tek mjeku familjes. “Testimi i shpejtë ka filluar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por nga data 20 dhjetor në do ta shtrijmë këtë testim edhe në qendra shëndetësore të mirëpërcaktuara, që do të mbulojnë një zonë të përcaktuar në komunitet, për të patur më shumë akses në testimin e shpejtë, për të bërë të mundur një kapje të shpejtë të rasteve sipas indikacioneve të mjekëve të familjes, të cilët nëpërmjet sistemit elektronik do të përcaktojnë orën e saktë të bërjes së testi të shpejtë në qendra shëndetësore. Do fillojmë me Tiranën, ku do të ketë 6 pika të caktuara për testimin e shpejtë në qendra shëndetësore, do të zgjerohemi në 10 pika në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Top News/ Alpinisti humb jetën në Valbonë/ Ra nga një lartësi e madhe gjatë eksplorimit
26/07 22:24
Top Channel/ Kryebashkiaku Dredha tregon projektin që i jep fund ndotjes masive në Vlorë
26/07 21:37
Top Channel/ Tymi mbulon Vlorën/ Vijon prej 30 orësh zjarri në fushën e mbetjeve të qytetit
26/07 20:08
Top Channel/ Situatë alarmante, tymi mbulon Vlorën, kryebashkiaku: E ka bërë dorë njeriu
26/07 20:00
Top News/ Turistët nga Guatemala bllokohen në “Gjirin e Himarës”, dallgët nuk I lënë të dalin në breg
26/07 19:56
Top News/ Humbën rrugën dhe mbetën të bllokuar, shpëtohen pesë turistë gjerman
26/07 19:15
Top News/ Basha akuza ndaj grupit Berisha, flet për pazare me qeverinë
26/07 19:03
Top News/ Basha: Rama e Berisha bën pazar, ustallarët e kanë ndarë listën
26/07 19:03
Top News/ Bardhi i përgjigjet Bashës: ‘Ti bërë pazar me Edi Ramën në 2017-n me koalicionet’
26/07 18:13
Top News/ Rama në Paris për Lojërat Olimpike 2024, pritet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron
26/07 18:01
Top Channel/ Sula justifikohet pas deklaratës për gratë në Parlament: E kam thënë në çdo tavolinë
26/07 17:31
Top Channel/ Braçe drejtuar Sulës: Vazhdon të insostosh… problemet janë tjetërkund
26/07 17:31
Top Channel/ “Lëpiresa, do vini si gra këtu dhe…”, Dash Sula shpërthen kundër Berishës e Ramës
26/07 17:08
Top Channel/ “Burrat do bëhen si zonja”, Gjylameti-Sulës: Ç’krim është të jesh grua në Parlament?
26/07 17:06
Top News/ Granti më i madh i BE / Nënshkruhet marrëveshja për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
26/07 17:05
Top News/ ‘Do kthejnë Kuvendin kundër SPAK’. Lulzim Basha për ujdinë Berisha-Rama për kodin Zgjedhor
26/07 17:05
Top News/ Vendimi surprizë nga Brukseli. Zgjatet deri në 2025 mandati i Lajçak si ndërmjetësues
26/07 16:31
Top News/ Debati ‘hap-mbyll’ i listave / Gjiknuri e Majko thumbojnë opozitën-S’ka faj sistemi!
26/07 16:22
Top News/Sabotazh në Francë, ndalen të gjithë trenat/Kaos para Olimpiadës, goditet rrjeti hekurudhor
26/07 15:41
Top News/ ‘Një mur i lartë zjarri!’ Flakët 100 metra të larta, shkrumbohen SHBA-ja dhe Kanadaja
26/07 15:40