Qendër e re shëndetësore në Peqin, Manastirliu: Testimi i shpejtë, me rezervim nga mjeku i familjes
16/12/2020 14:23

Peqin- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të riundërtimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID19, investimet në sektorin shëndetësor nuk kanë ndalur asnjë moment. “Përgjatë muajve të pandemisë, pavarësisht sfidave të vërteta që kemi patur përsa i përket të gjithë situatës, ne ja kemi dalë që të mos ndalim punën tonë për investimet në sektorin shëndetësor. Kjo qendër ka qenë e degraduar, si kjo 300 qëndra shëndetësore në gjithë vendin apo shumë spitale, nuk mund t’a imagjinonim dot dhe nuk mund ta imagjinojmë as sot se si do të ishim përballur me COVD19, nëse do të kishim atë sistem të degraduar që kishim 7 vite më parë. E ndërkohë që ne vijojmë transformimin e sitemit shëndetësor, vijojmë të përballemi me COVID-19 dhe puna e jashtëzakonshme në të gjitha ekipet tona shëndetësore nuk po ndalet në asnjë moment”, tha Manastirliu. Duke u ndalur tek përballja me pandeminë e shkaktuar nga SARS-COV2, ministrja Manastirliu ka deklaruar se testimi i shpejtë do të vijojë në të gjithë vendin dhe prej datës 20 Dhjetor qytetarët do ta kryejnë atë nëpërmjet rezervimit tek mjeku familjes. “Testimi i shpejtë ka filluar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por nga data 20 dhjetor në do ta shtrijmë këtë testim edhe në qendra shëndetësore të mirëpërcaktuara, që do të mbulojnë një zonë të përcaktuar në komunitet, për të patur më shumë akses në testimin e shpejtë, për të bërë të mundur një kapje të shpejtë të rasteve sipas indikacioneve të mjekëve të familjes, të cilët nëpërmjet sistemit elektronik do të përcaktojnë orën e saktë të bërjes së testi të shpejtë në qendra shëndetësore. Do fillojmë me Tiranën, ku do të ketë 6 pika të caktuara për testimin e shpejtë në qendra shëndetësore, do të zgjerohemi në 10 pika në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12