E ardhmja e Shqipërisë po vendoset! Qytetarët shqiptarë kanë pasur mundësinë të votojnë prej orës 07:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur qeverinë e re të vendit. Në ekranin e Top Channel po ndiqni mbulimin televiziv më kapilar në historikun e maratonave zgjedhore në Shqipëri, për të sjellë tek ju leximin e çdo vote, që nga agimi i parë e deri tek numërimi i fundit. Top Channel vjen me një maratonë informative me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë, intervista me protagonistët, analiza me të ftuar në studio për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë.