I sapo kthyer nga Brukseli, Edi Rama lajmëroi se nga të huajt nuk do marrim vetëm thesin e parave për rindërtim, por edhe krahun e punës, i cili i mungon Shqipërisë. Kryeministri pas konferencës së donatorëve u shfaq në Durrës, në një pallat në rikonstruktim, ku u has me ankesën për mungesë punëtorësh.