Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve,rreth 3.6 milionë e gjysmë shqiptarë kanë të drejtë vote
17/03/2021 11:01

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendin të Shqipërisë, të datës 25 prill të vitit 2021. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët: ➡️50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra; ➡️107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe, ➡️1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit; ➡️Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi. Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit. – Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020; – ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020; – ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020; – ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021; – ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021; – ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021. Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë. Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Edhe njëherë përfitoj nga rasti, të ftoj çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Faleminderit.

Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02
Top News – Reforma territoriale shkriu 15 prej tyre. Por financat ndajnë fonde për 61 bashki
03/11 09:54
Top Channel/ Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
03/11 09:36
Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36