Shaqir Blliku nga Lushnja punon dekorime te ndryshme me allci, qe nga shatërvanet, shpendët, kafshët etj. E ka nisur si profesion 15 vjet me parë duke e zgjeruar nga viti ne vit. Përditë i vinë kërkesa të çuditshme por më e pazakonta është ajo e nostalgjikëve të diktaturës, të moshuar që kërkojnë bustin e Enver Hoxhës, madje në përmasa të mëdha. Edhe pse shumica e bizneseve ne kohën e pandemisë pësoi një goditje te madhe për Shaqirin nuk ndodhi kështu. Shaqiri e ka kthyer në një biznes familjar që dëshiron t’ia lejë trashëgim me të voglit të shtëpisë, i cili është nipi që çdo ditë rri pranë tyre për te marrë këtë zanat.