PS nisi bërjen publike të fakteve të cilat për opozitën, vërtetojnë se Shqipëria ndodhet e mbërthyer nga një krizë e thellë energjetike, e cila sipas deputetit Arben Ahmetaj, nuk është krizë liqeni apo e menaxhimit të ujit, por një krizë e thellë financiare që ka përfshirë të gjithë zinxhirin energjetik.