Komisioni Europian më 12 Tetor do të japë vlerësimin nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat. Kur kanë mbetur edhe pak javë për të mësuar vlerësimin europian për vendin tonë, Edmond Haxhinasto zëvëndëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme shpjegon rëndësinë e implementimit të planit kombëtar për integrimin.