Protestat dhe grevat në Paris kanë shënjuar edhe industrinë e turizmit. Pas 15 ditësh bllokade transporti që ka ndaluar qarkullimin në qytet, turistët në Paris po ndjehen të frustruar. Industria e turizmit tani ka filluar të ndjejë pasojat e zemërimit kundër reformës së sistemit të pensioneve të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron.