Protesta serbe në Graçanicë/ Në mbështetje të Kishës Ortodokse serbe
10/01/2020 16:10

Disa qindra qytetarë serbë të Graçanicës morën pjesë në një marshim proteste të organizuar nga grupime të rinjsh, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Qëllimi i tubimit ishte mbështetja e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Protestuesit pretendojnë se Kishës Ortodokse Serbe i janë shkelur të drejtat në këtë vend me Ligjin për lirinë fetare që u miratua në 26 dhjetor. Qytetarët serbë marshuan nga Shtëpia e Kulturës deri te Manastiri i Graçanicës, ku u mbajt një ritual fetar lutjesh. Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, tha se qytetarët e mbledhur në Manastirin e Graçanicës shprehin solidaritetin dhe mbështetjen vëllazërore me udhëheqësit fetarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe me popullin besimtar atje. “Për këtë arsye, sot dhe nga ky vend I bëjmë apel autoriteteve në Mal të Zi, që të dëgjojnë zërin e shumicës së popullit të vet dhe kishës së vet…dhe të tërheqin ligjin e kontestuar dhe t’i respektojnë të drejtat dhe liritë e Kishës tonë në Mal të Zi”, tha Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije. Protestat në Mal të Zi, të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe, në kundërshtim të miratimit të Ligjit për lirinë fetare, patën nisur tre ditë para se ky ligj të miratohej në 27 dhjetor. Sipas këtij ligji, “të gjitha objektet fetare, të cilat kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi, para humbjes së pavarësisë së saj në vitin 1918, e që më vonë nuk kanë kaluar në formë juridike në pronësi të ndonjë bashkësie fetare, do të njihen si pronë shtetërore dhe do të shënohen si thesar kulturor”.

Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
DIGITALB DIGITALB