Prokuroria po heton Rinasin/ Sekuestrohen telefonat e tre kontrollorëve të arrestuar
08/04/2021 15:18

Megjithëse disa prej tyre kanë deklaruar se u nxitën nga të dyshuarit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, prokuroria i ka vendosur nën hetim të 27 kontrollorët që duhet të ishin në detyrë përgjatë tre turneve të datës 7 prill. Për këtë arsye atyre u janë sekuestruar aparatet e telefonave, dhe u janë marrë deklaratat mes të cilëve ka kontrollorë që dëshmojnë se shpallën pa aftësinë e përkohshme në punë jo vetëm për solidaritet për kolegët e pushuar nga puna si dhe për shkak të problemeve me kredinë apo divorcin. Prokuroria ka sekuestruar grafikët e shërbimit për kontrollorët e trafikut ajror gjatë kësaj ditë, shkresat për 5 linjat ajrore të realizuara gjatë kësaj dite dhe konkretisht për destinacionet Vjenë, Milano, Frankfurt, Stamboll dhe Bolonjë dhe për 8 linjat ajrore të pezulluara. Pranë prokurorisë për pezullimin e fluturimeve janë administruar dy kallëzime, njëri i përket referimit të policisë dhe tjetri referimit të Albcontrol. Në sekuestrimet e deri tanishme në sallën operacionale sqarohet se si u përshkallezua konflikti. Inspektori i policisë i quajtur Astrit Kurti me shërbim në vend qëndrimin e avionëve kërkoi informacion pranë kontrollorëve ajrore për linjat ajrore të dates 7 prill dhe se kur do të mbërrinte avioni i linjës Athinë-Tiranë. Ky oficer ka zbuluar se ndërkohë një avion i linjës Rinas- Stamboll, nuk ishte nisur dhe kur efektivi kërkoi shpjegime, marshalli i vendqëndrimit të avionëve e ka informuar se ishin në grevë punonjësit e Albkontrollit dhe se ishin në pritje të një konfirmimi. Nga ana tjetër, Albcontrol në denoncimin e dytë këmbëngul se gjatë pandemisë trafiku ajror ra në 90 perqind dhe për pasojë pati rënie të të ardhurave të Albcontrol sh.a që u reflektuan në zbritjen e pagave. Vendimi për uljen e pagave është marrë në 20 prill 2020 dhe konflikti shpërtheu mbrëmjen e 6 prillit, kur pesë kontrolloret e parë kanë njoftuar shpalljen e paaftësisë nga stresi për tu ndjekur në oret në vijim me të njëjtin arsyetim nga 31 kolegë të tjerë.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12