Projekti i rindërtimit nga tërmeti/ Veliaj inspekton punën në Shën Gjergj, po ndërtohen 14 banesa
14/10/2020 15:22

Shën Gjergji ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj, në turin e tij në të 27 njësitë e Tiranës. Ai inspektoi kantieret e rindërtimit të 14 shtëpive që u prekën nga tërmeti në këtë zonë, ku siguroi familjet se ato do të përfundojnë brenda vitit. “Arsyeja pse vij dhe i shoh është sepse dua të kuptoj nëse punohet me të njëjtat standarde dhe cilësi, si për një shtëpi në Farkë, si për një shtëpi në Kashar, Vaqarr, Ndroq, apo në Zallbastar e Shën Gjergj. Më vjen mirë që kemi ecur me punimet për 14 shtëpi që kemi këtu. Nuk do të lëmë asnjë familje jashtë, do të bëjmë të pamundurën që data 31 dhjetor t’i zërë në shtëpitë e reja”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë theksoi se politika më e mirë është puna dhe jo zhurma. “Janë njerëzit ata që punojnë, jo ata që zgjohen në 11:00 për ‘gam-gam’. Kush punon, lë gjurmë e kujtohet. Politika më e mirë për të gjithë është puna. Ajo flet sa 100 fjalime bashkë. Kjo historia me të sharë, me të përçarë e ndasi, është e dalë boje që në vitet ‘90. Duhet të rrimë të fokusuar, nuk dua diskriminime të tipit: Jo është me ne, s’është me ne! Për sa kohë që s’i kemi diskriminuar tek pagesa, tek shtëpitë, tek investimet, tek bursat e tek do gjë tjetër,kjo është fryma që duhet të vazhdojë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me stafin dhe nxënësit e shkollës në Shën Gjergj. Ai vlerësoi punën e mësuesve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Veliaj vizitoi edhe një rezervat të rritjes së troftës dhe një baxho, ku vuri theksin tek politikat që ndjek Bashkia e Tiranës për promovimin e agroturizmit. Ndërkaq, ai u takua me përfaqësues të shoqatës së veteranëve të zonës, ku vlerësoi punën që bëhet për ruajtjen dhe përcjelljen e frymës patriotike tek të rinjtë.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB