Prodhimi i vajrave aromatikë/ Bashkëpunim shqiptaro-grek në Gjirokastër
27/10/2020 12:22

Bimët medicinale në lartësitë e maleve në Jug të Shqipërisë dhe ato në Veri të Greqisë ndajnë sipas ekspertëve të programit “Herbino” karakteristika të ngjashme që lidhen me habitatin natyror, cilësinë e tokës, lagështinë dhe mundësinë e rrallë për nxjerrjen e vajrave aromatikë. Programi i cili shtrihet në të dy vendet është duke eksperimentuar në dy parcela në Shqipëri dhe një në Greqi mundësinë e kultivimit të disa prej bimëve aromatike ndërsa po gjurmon në laborator cilësitë e veçanta të tyre në raport me të njëjtat bimë të kultivuara në zona të tjera. Kristina Anxhara: Programi do të ndërtojë një manual ndihmues për fermerët dhe grumbulluesit si dhe do të përcaktojë standartet për ruajtjen e bimëve medicinale. Ne po ndërtojmë një data basë të të gjithë fermerëve grumbullues në Shqipëri dhe Greqi dhe këtë data bazë do ta vemë në dispozicion të kompanive të mëdha grumbulluese në USA, Francë dhe Gjermani. Pala shqiptare ku janë të përfshira 2 bashki ajo e Dropullit dhe Gjirokastrës shpreson se rezultatet do të jenë me vlerë për fermerët dhe grumbulluesit shqiptarë. Programi do të sigurojë jo vetëm mundësi për tregje europianë por edhe një qasje të re sa i përket mbrojtjes së habitatit natyror të këtyre bimëve. Për arsye të shumta rajoni Jugor i Shqipërisë ka dëmtuar gjatë dekadës së fundit rreth 60% të habitatit të çajit të malit dhe sherebelës. Kostandina Çoparka pergjegjese e sektorit te kordinimit bashkia Gjirokastër “Kemi mbjellë një parcelë me katër lloje bimësh. Faza e rradhës do të jetë analizimi i tyre në laboratoret e universitetit të Janinës për të parë përfitimet që bima ka prej habitatit natyror ku kultivohet.” Studiuesit grekë të Universitetit të Janinës mendojnë se për nga vlerat që bimë si rigoni, çaji i malit, sherebela, barbarozi, marrin prej tipologjisë së tokës mund të klasifikohen si produkte me çmim të lartë në industrinë e grumbullimit të bimëve medicinale dhe aromatike.

Top Channel/‘One stop Shop’ në Qafë-Thanë,Mickoski:Synojmë një pikë të vetme edhe në kufijtë e tjerë
22/11 11:10
Top Channel/ “Beso dhe kontrollo”, Rama me batuta në Kufirin e Qafë Thanës: Mickoski mbajti…
22/11 11:02
Top News- Veliaj nis furtunën ndaj njerëzve të Ramës: Firmos nga burgu shkarkimet, ja emrat
22/11 10:56
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi…
22/11 10:52
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”, platforma synon të arrijë 2000 artikuj
22/11 10:52
Top Channel/ Rama me Mickoskin në Qafë Thanë, në fokus inaugurimi i pikës kufitare me një ndalesë
22/11 10:33
Top Channel/ Pse rriten çmimet për Vitin e Ri? Ja si përgjigjen përfaqësuesit e supermarketeve në…
22/11 10:12
Top Channel/’Mund të arrijmë deri në 2000 artikuj’, inxhinierja tregon në Flasim se sa mund…
22/11 10:10
Top Channel/ ‘Fqinj i lumtur shpi e lumtur’, Rama përfaqësuesve të supermarketeve: Parajsa është…
22/11 09:56
Top Channel/ ‘Duket si top modele, por është inxhiniere’, Rama në ‘Flasim’: E sqarova që mos të…
22/11 09:53
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”: 238 produkte për tu krahasuar…
22/11 09:48
Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16