Qindra fermerë të Lushnjes, Fierit dhe Beratit u mblodhën në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës. Ata protestuan për gjendjen e rëndë, që sipas tyre po kalon bujqësia shqiptare. Fermerët ankohen se prodhimet në sera u mbetën pa shitur, sepse nuk ka treg, mungojnë subvencionet dhe çmimi i karburantit për mjetet bujqësore është i shtrenjtë. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka thotë se kërkojnë dialog me qeverinë.