Krahina e Zagorisë prej 1 muaji ka marrë statusin e parkut natyror. Me një sipërfaqe prej 24.600 ha, të ndarë në dy zona me prioritet të diferencuar, parku do të synojë mbrojtjen pasurisë së florës dhe faunës së zonës dhe orientimin e krahinës drejt ekoturizmit, si një prioritet i së ardhmes.